Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Ëndrra Amerikane”/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Andorrën dhe Anglinë, ja si paraqitet atmosfera në stërvitje
Kuqezinjtë kanë nisur ditën e sotme përgatitjet për dy sfidat e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale momente nga mbërritja e kuqezinjve në qendrën stërvitore dhe nga nisja e stërvitjes për dy sfidat “finale” të kuqezinjve, të cilat do të jenë vendimtare për të vijuar më tej ëndrrën e madhe për t’u bërë për herë të parë në histori pjesëmarrës në një Kupë Bote. Të lumtur, entuziastë dhe plot energji, duken heronjtë tanë para sfidës së së enjtes ndaj Andorrës, e cila konsiderohet tejet delikate, ku fitorja është e vetmja alternativë. Më pas, përballja e madhe me Anglinë të dielën në “Air Albania” do të përcaktojë se sa afër do të jetë realizimi i...