Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sarkozy reagon pas daljes nga burgu: E vërteta do të triumfojë
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka reaguar pas daljes nga qelia ku u burgos 3 javë më parë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Sarkozy falënderoi publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë periudhës së vështirë dhe u zotua se do të luftojë për pafajësinë e tij në apel. “Ndërsa rikthej lirinë dhe familjen time, dua t’u them të gjithëve që më kanë shkruar, më kanë mbështetur dhe më kanë mbrojtur, se jam thellësisht mirënjohës. Mijëra shenja solidariteti më prekën dhe më dhanë forcë për ta përballuar këtë provë,” shkroi Sarkozy. Ai shtoi se tani fokusi i tij është përgatitja e apelimit: “Ligji u zbatua. Tani do të përgatitem për apel. E gjithë energjia ime është e përqendruar në provimin e...