Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
PD nis “Platformën e Rezistencës”, Boçi paralajmëron largimin e Ramës dhe Ballukut: Opozita synon të çojë…
Pas përjashtimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, nga parlamenti, Partia Demokratike ka prezantuar “Platformën e Rezistencës”, një strategji të re veprimi që synon të kombinojë aksionin politik brenda dhe jashtë Kuvendit. Deputeti i PD-së, Luciano Boçi, i ftuar në një emision televiziv, theksoi se kjo nismë është përgjigjja e opozitës ndaj përpjekjeve të mazhorancës për të heshtur zërin opozitar dhe për të kufizuar hapësirat demokratike. Sipas tij, “Platforma e Rezistencës” do të shërbejë si një formë e re proteste dhe komunikimi me qytetarët, për t’i rikthyer opozitës rolin e saj përfaqësues dhe për të krijuar një front të gjerë kundër qeverisë Rama.Boçi tha se përjashtimi i Berishës është kulmi i një sërë absurditetesh në Kuvend dhe se kjo lëvizje synon ta zhvendosë betejën politike...