Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Humbja e opozitës e parashikueshme”, Lami: Partia Demokratike u kthye në ‘bunker’, humbi kontaktin me elektoratin
Partia Socialiste ka siguruar një fitore të plotë në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura të dielën në pesë bashki të vendit Vlorë, Cërrik, Tepelenë, Mat dhe Bera, duke vijuar kështu qeverisjen në këto njësi vendore. Rezultatet, që konfirmuan avantazhin e PS-së ndaj kundërshtarëve politikë, kanë sjellë sërish në vëmendje krizën e thellë të opozitës. Analisti Roland Lami, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se rezultati ishte i parashikueshëm dhe se Partia Demokratike ka humbur kontaktin me elektoratin, duke u shndërruar në një “parti bunker”. Sipas tij, mungesa e një opozite funksionale dhe dështimi i partive të reja për të fituar terren përbëjnë një sinjal shqetësues për sistemin politik në vend. “Referuam me sondazhet e ABC Neës jemi aty-aty me rezultatin. Ishin disa...