Pse krahët e Michelle Obamës u kthyen në lajm kombëtar?

Pse krahët e Michelle Obamës u kthyen në lajm kombëtar?

Një nga momentet më simbolike për çdo Zonjë të Parë të Shteteve të Bashkuara është publikimi i portretit të saj zyrtar, fotografia që shpërndahet nga Shtëpia e Bardhë, arkivohet në Regjistrat Kombëtarë dhe shënon fillimin e një mandati. Për Michelle Obamën, ky portret u realizua 16 vite më parë dhe u komentua gjerësisht, jo vetëm për stilin, por edhe për… krahët e saj. Në fotografinë zyrtare, ajo pozonte me një fustan të zi, pa mëngë, të stilistit amerikan Michael Kors. Dhe ndërsa sot, një dekadë e gjysmë më vonë, imazhi konsiderohet ikonë mode, aso kohe u ndez një debat publik befasues: pse Zonjës së Parë i dukeshin krahët? Në librin e ri fotografik The Look, që u publikua pak ditë më parë dhe dokumenton evoluimin...