Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Pse Katy Perry vonoi publikimin e hitit të saj të ri? Një histori e ndjeshme pas Bloom
Katy Perry ka zgjedhur ta shoqërojë rikthimin e saj muzikor me një doze të fortë sinqeriteti. Kënga e saj më e re, “Bandaids”, e publikuar së fundmi, ka hapur diskutime për mesazhin emocional që mbart, por edhe për momentin personal që e frymëzoi. Pas ndarjes nga Orlando Bloom, këngëtarja 41-vjeçare pranon se procesi i publikimit nuk ishte aspak i lehtë. Në një postim të ndjerë në Instagram, Katy zbuloi se kishte muaj që luftonte me idenë se a duhej ta nxirrte këngën, sepse ajo ekspozon një anë shumë të brishtë të saj. “Edhe pas kaq vitesh karrierë, të jesh e hapur dhe e ndjeshme mbetet gjë e vështirë. Por nëse kjo këngë i flet qoftë edhe një personi që po kalon të njëjtën gjë, atëherë...