Bie nga tribuna, tifozi humb jetën në Spanjë

Bie nga tribuna, tifozi humb jetën në Spanjë

Diçka shkatërruese ndodhi në futbollin spanjoll të dielën në mbrëmje, pasi një ndeshje e Divizionit të Dytë u ndërpre pas rënies së papritur dhe vdekjes së një tifozi në tribuna, sipas The Sun. Skenat emocionale u zhvilluan gjatë përplasjes midis Cueta -Almeria në stadiumin Alfonso Murube. Ndeshja ishte në minutën e 18-të kur loja u ndërpre pasi një tifoz u pa duke u rrëzuar në pjesën e tifozerisë vendase. Punonjësit e urgjencës spitalore i kryen reanimim kardiopulmonar në stadiumin Alfonso Murube, por asgjë nuk mund të bëhej për t’i shpëtuar jetën. Njoftimi i klubit Cueta: “Jemi thellësisht të trishtuar nga vdekja e njërit prej tifozëve tanë gjatë ndeshjes kundër UD Almería. U dërgojmë ngushëllimet dhe mbështetjen tonë të përzemërt familjes dhe miqve të të ndjerit....