Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Andorrë-Shqipëri/Kombëtarja nis grumbullimin, zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku. Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drej Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor. Vazhdo leximin