Kandidati i pavarur në Vlorë/ Sota: Nuk pati barazi zgjedhore, kjo është rruga për te dyert e SPAK-ut

Kandidati i pavarur në Vlorë/ Sota: Nuk pati barazi zgjedhore, kjo është rruga për te dyert e SPAK-ut

Kandidati i pavarur, i mbështetur nga opozita në garën për bashkinë e Vlorës, Dionis Sota ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën një ditë më parë. Në një postim në rrjetet sociale, Sota falenderoi personat që i besuan votës. Ai tha më tej se fitorja e kandidates socialiste, Brunilda Mersini nuk ishte e pastër, duke thënë se patronazhistë dhe drejtues administratash në Vlorë punuan për t’i siguruar vota. Sota thekson se nuk pati barazi zgjedhore dhe sipas tij kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë, por është rruga për të shkuar në dyert e SPAK. Postimi i plotë: Ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që besuat tek unë dhe tek vizioni që shpalosa: Një Vlorë Evropiane për të gjithë!...