Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
DETAJE/ U gjet i prangosur dhe i djegur në makinë, zbulohet predhë plumbi në trupin e viktimës! Dyshohet se është shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Greqi. Mjeku ligjor ka identifikuar një objekt metalik brenda trupit të viktimës që u gjet e djegur në një automjet disa ditë më parë në Greqi. Dyshohet se objekti i përket predhës së plumbit që i ka marrë jetën personit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skourtas, në Viotia. Policia greke ka marrë një mostër ADN-je nga një i afërm i një punëtori ndërtimi nga Shqipëria, që dyshohet se mund të jetë viktima, njoftojnë mediat e huaja. Trupi u gjet të premten e kaluar, i prangosur dhe i djegur në një automjet që rezulton i vjedhur. Sipas hetimeve paraprake, makina mund të jetë djegur dy deri në tre ditë para se të zbulohej...