Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Goditet një nga rrjetet e fuqishme shqiptare të drogës në Itali, disa të arrestuar dhe mijëra euro të sekuestruara
Tre shqiptarë janë arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi dyshohen të jenë pjesë e një grupi të mirëorganizuar trafiku droge. Policia italiane konfirmoi sot një operacion të suksesshëm kundër një organizate të trafikut të drogës në Funo di Argelato, në provincën e Bolonjës. Aksioni u realizua pas një hetimi të gjatë që çoi në zbulimin e bazës së grupit dhe në sekuestrimin e 20 kilogramëve hashash dhe 44,500 eurove në para të gatshme. Sipas mediave italiane, hetimet u përqendruan në një apartament që besohej se shërbente si qendër për shpërndarjen e narkotikëve. Pasditen e 5 nëntorit 2025, policia ngriti një shërbim mbikëqyrjeje pranë banesës së dyshuar. Gjatë vëzhgimit, efektivët vunë re një 20-vjeçar shqiptar që doli nga godina dhe u drejtua drejt Via San Giobbe....