Kandidati i pavarur në Berat/ I uroj suksese kryetarit të ri

Kandidati i pavarur në Berat/ I uroj suksese kryetarit të ri

Kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit, i mbështetur nga opozita, Pavlo Shkarpa ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Në një postim në rrjete sociale, Shkarpa ka falenderuar personat që e kanë mbështetur, ndërsa i ka uruar suksese kryetarit të ri të bashkisë, socialistit Ervin Ceca. Ky i fundit fitoi me një rezultat të thellë prej 13.050 votash. Postimi i plotë: Një falënderim i veçantë për 2,607 votuesit që mbështetën emrin tim qëndrestarët demokrat, familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirësit e kauzës sonë. Së bashku ndërtuam një komunitet mbështetësish të pasionuar, sollëm në qëndër të vëmëndjes çështje të rëndësishme dhe frymëzuam biseda që do të formësojnë të ardhmen tonë. Çdo hap që hodha ishte një hap përpara për vlerat që besoj dhe për dashurinë...