Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Begaj dekreton Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident. Kujtojmë që Ermal Dredha dha dorëheqjen në 10 shtator të këtij viti si kryetar i Bashkisë së Vlorës, pasi ishte zgjedhur në këtë post nga qytetarët vlonjat në 14 maj 2023.