Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Bojkoti nuk është opsion”, Berisha: Do të përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi të zbatojë rregulloren
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se opozita do të ndërmarrë një aksion për të rikthyer funksionimin normal të Parlamentit, sipas rregullores dhe parimeve demokratike. Por, Berisha shtoi se bojkoti nuk është opsioni i PD për të arritur qëllimin e saj. “Vendimi është i prerë, do të bëhet çdo përpjekjet e domosdoshme për rikthimin e parlamentit dhe funksionimin e tij, mbi baza të Kushtetutës dhe ligjeve. Pra, nëse sot për sot, parlamenti funksionon i tëri jashtë përcaktimeve të Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit; Sot për sot, parlamenti është një instrument opresiv ndaj opozitës; Sot për sot parlamenti është një instrument opresiv ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk shpreh më, nuk merret me të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me interesat e tyre, dhe siç...