Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Ndeshja Shqipëri – Angli në “Air Albania”/ Udhëzime të rëndësishme për tifozët nga Policia e Shtetit & FSHF
Në kuadër të ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” Shqipëri – Angli, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit ka përcaktuar disa masa organizative dhe udhëzime për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë maksimale të tifozëve. FSHF fton të gjithë sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme: Tabela orientuese dhe informacion paraprak për tifozët Në ditën e ndeshjes, stafi i stadiumit “Air Albania” do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më lehtë hyrjen dhe tribunën përkatëse sipas biletës që kanë blerë. Koshat plastike dhe kontrollet fizike Në pikat e hyrjes së stadiumit do të vendosen kosha...