SPAK e thirri për 21 Janarin, Berisha: Nuk kam marrë fletëthirrje, më parë ua çon gazetarëve

SPAK e thirri për 21 Janarin, Berisha: Nuk kam marrë fletëthirrje, më parë ua çon gazetarëve

Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 17:12 Nga selia blu, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për fletëthirrjen e SPAK për 21 Janarin. Fletëthirrjen e parë Berisha as nuk e hapi, ndërsa kur e pyetën gazetarët u hoq sikur nuk ka dijeni. ”Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua ua çon gazetarëve. Unë nuk kam asnjë problem, unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin, kam kërkuar prokuror ndërkombëtar dhe nga viti 2013 deri sot është vetëm ai që ka penguar hetimin. Të hetohet e plotë”,-tha Berisha.