Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Leja e KKTU për 12-katësh! Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino
Në janar të vitit 2022, Policia e Shtetit zhvilloi një operacion në qytetin e Durrësit, duke arrestuar disa persona dhe duke shpallur në kërkim disa të tjerë. Në pranga ranë disa shtetas turq, të cilët e kishin kthyer godinën historike të hotel “Adriatik” në Durrës, në një bazë bixhozi të pa licensuar. Aksioni i policisë u shfry shumë shpejt, për shkak se kapot ndërhynë në institucionet e tjera ligjzbatuese, teksa zbutën fillimisht akuzat ndaj turqve dhe më pas u fokusuan që të hiqnin nga hetimi edhe pronarët e godinës, Besnik dhe Nevila Duda. Çuditërisht, nuk pati asnjë akuzë ndaj tyre, teksa koha kaloi dhe pronarët e godinës së hotel “Adriatik” në Durrës filluan të lobonin që të zgjeronin aktivitetin. Tre vite pas atij aksioni policor,...