Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Hetimet për ‘ 21 Janarin’, a ka një fletëthirrje për Berishën? Ja si përgjigjet kreu i PD
Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ndaj tij ka një fletëthirrje nga SPAK, në lidhje me hetimet për “21 Janarin”. Ai tha se deri tani nuk ka një fletëthirrje ndaj tij, ndërsa sërish sulmoi Prokurorinë e Posaçme, kur tha se prej vitit 2013 e ka në dorë Edi Rama, dhe se sipas tij është ky i fundit që ka penguar hetimet për vrasjet e “21 Janarit”. “Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje sepse Alfred Greca ua çon gazetarëve para se të ma çojë mua. Nga 2013 derri sot që Prokurorinë e ka në dorë Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimin. Berisha ka kërkuar prokurorë ndërkombëtarë, ka kërkuar hetim”, tha Berisha.