Morën peng të riun dhe e dhunuan për 5 mijë euro, identifikohen 5 autorët, arrestohen 2 prej tyre

Morën peng të riun dhe e dhunuan për 5 mijë euro, identifikohen 5 autorët, arrestohen 2 prej tyre

Një 27-vjeçar është marrë peng për disa orë në Tiranë dhe është dhunuar fizikisht. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në kryeqytet, ku të riut i është kërkuar shuma prej 5 mijë eurosh. Policia njofton sot se janë identifikuar pesë autorët.  Në pranga ranë L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe. Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari...