Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Rrëmbyen dhe dhunuan 27-vjeçarin për 5000 euro, arrestohen dy persona, tre të tjerë në kërkim
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Kufizimi”, duke goditur një rast të rëndë rrëmbimi dhe dhune me qëllim përfitimi pasuror. Sipas njoftimit zyrtar, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë arrestuar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë, të dyshuar për rrëmbim, dhunë dhe kanosje. Të arrestuarit janë L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, ndërsa në kërkim janë K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe. Hetimet e deritanishme tregojnë se pesë të rinjtë kanë bashkëpunuar për t’i marrë një shumë parash një 27-vjeçari. Tre prej tyre e kanë rrëmbyer dhe e kanë dhunuar fizikisht në një apartament, duke e mbajtur për...