Rritje rekord të të ardhurave doganore, karburanti dhe cigaret ‘mbajnë’ arkën e shtetit

Rritje rekord të të ardhurave doganore, karburanti dhe cigaret ‘mbajnë’ arkën e shtetit

Doganat shqiptare kanë arritur një nivel rekord të të ardhurave për 10-mujorin që arritën në 199,7 miliardë lekë, ose rreth 2.06 miliardë euro. Ne krahasim me 10-mujorin 2024 janë realizuar rreth +9,2 miliardë lekë më shumë (104,9%) ose 95 milionë euro më shumë, sipas burimeve zyrtare të Doganave. Pavarësisht efekteve negative të kursit të këmbimit në rreth 7,8 miliardë lekë, për shkak të mbiçmimit të Lekut ndaj Euros me 3% dhe Dollarit amerikan me 5%, si valutat kryesore që realizohen importet, performanca e të ardhurave nga Doganat ka shënuar rekord mbështetur në mirëmenaxhimin, lehtësimin dhe digjitalizimin e procedurave doganore të shoqëruar me rritjen e kontrollit aposterior, si dhe analizave më efikase të riskut, njoftuan Doganat. Nga të dhënat operative, rezulton se 10-mujori 2025 ka rezultatin...