“PD si parti e lidhur me fatin e Berishës”, Gjikondi: Zgjedhjet e 9 nëntorit treguan krizën e thellë

“PD si parti e lidhur me fatin e Berishës”, Gjikondi: Zgjedhjet e 9 nëntorit treguan krizën e thellë

Në një emision televiziv, analistja Brizida Gjikondi komentoi procesin zgjedhor të 9 nëntorit, për zgjedhjet e pjesshme vendore. Gjiondi u shpreh se PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, ndërsa theksoi se edhe vota e Vlorës, është një mesazh që duhet lexuar mirë nga PS. “PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, nuk investoi as strukturat e saj në këto bashki, mbështeti formalisht qytetarë që u ofruan për kryetarë bashkish. U tregua më ‘e ndershme’, në kuptimin që nuk mori pjesë dhe nuk mban pasoja. Ka dalë e dërrmuar nga 11 maji, nuk i ka interesuar të investojë në 9 nëntor, strukturat I ka të shkatërruara. Bëhet fjalë për kryetarë bashkie, jo këshilla bashkiak. Është në krizë për persoanlitete. PS ka...