Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Më kërcënoi”/ U përfshi në konflikt me këshilltarin në bashki, flet qytetari: Turp të kenë, kjo punë nuk do ngelet këtu
Kevi Muçllari, i përfshirë në sherrin me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit ka folur për mediat pas incidentit. Ai shpjegoi konfliktin, i cili eskaloi nga përplasja verbale deri në konfrontim fizik mes të dyve. Kevi Muçllari, banor i Çërraves që u përfshi në konflikt: Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo është e pavërtetë”, deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale, të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme. Në këto momente kryetari i bashkisë tha...