“Ofendoi ambasadorin e BE”, Komisioni i Etikës përjashton Berishën nga seancat plenare

“Ofendoi ambasadorin e BE”, Komisioni i Etikës përjashton Berishën nga seancat plenare

Kreu i PD Sali Berisha është përjashtuar nga Komisioni i Etikës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e tij pasi konsideroi si fyerje fjalën e Berishës në Kuvend ku përmendi ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. “Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi këtu ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ky sulm ndodhi nga një njeri që ka 35 vite që sulmon ambasadorët dhe që bie ndesh me interesin tonë kombëtar dhe me partnerët ndërkombëtare dhe me parimin dhe objektivin se Shqipëria në vitin 2030 do jetë anëtare e BE-së. Por ju nuk e doni vendin të integruar në bashkimin Evropian. Ne do depozitojmë kërkesë te Komisioni i Etikës për këtë rast që deputeti të japë shpjegime...