Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ekskluzive/ Dosja e ’21 Janarit’, Top Channel siguron fletëthirrjen e Berishës në SPAK
Top Channel ka siguruar fletëthirrjen e kreut të PD, Sali Berisha në SPAK për dosjen e ‘21 janarit’. Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, thonë se Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10:00. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar dokumentin e fletëthirrjes, ku ndër të tjera thuhet “Për nevoja të hetimit, me urdhrin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha. Shtetasi i sipërpërmendur thirret për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për ngjarjen e datës 21 janar 2011”. ...