Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zjarrvënie e qëllimshme? Merr flakë makina në Vlorë, digjet edhe një tjetër mjet në afërsi
Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët. Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një mjet tip “Suzuki” në pronësi të shtetasit me iniciale K.B është shkrumbuar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth. Top Channel