2.7 miliardë lekë për mbrojtje nga përmbytjet deri në 2028, ja zonat ku do të ndërhyhet

2.7 miliardë lekë për mbrojtje nga përmbytjet deri në 2028, ja zonat ku do të ndërhyhet

Investimet për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja parashikohen deri në 2.7 miliard lekë deri në vitin 2028, por cilët do të jenë projektet që do të bëhen ndërhyrjet? Deri më tani janë investuar rreth 580 milionë lekë në vitin 2024 dhe 2025, për mbrojtje nga përmbytjet si dhe rehabilitimin e argjinaturave. Ndërkohë për tre vitet e ardhshme parashikohet investim për rreth 2 miliard e 115 milion lekë. Në vitin 2026 parashikohet një investim prej rreth 855 milion lekë, ndërsa në 2027, rreth 620 milionë lekë. Me këto investime do të bëhet mbrojtje nga Lumi Kalasë, Shushicë në Vranisht dhe Drashovisë të Vlorës, lumi Vjosë, Buna, Drin e Mat etj. Gjithashtu do të kryhen edhe riparim të argjinaturës mbrojtjëse të Kolektorit K17 Butrint, argjinatura mbrojtëse e...