Sulmet ndaj Ambasadorit të BE/ Sali Berisha përjashtohet 10 ditë, nga punimet e Kuvendit

Sulmet ndaj Ambasadorit të BE/ Sali Berisha përjashtohet 10 ditë, nga punimet e Kuvendit

Sulmet ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato do t’I kushtojnë Berishës 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor këtë të hënë nga Komisioni i Etikës, pas kërkesës së PS e cila kërkonte përjashtimin e kreut të PD deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Sipas tyre, deklaratat e Berishës ndaj diplomatit të Brukselit, të cilit i përmendi edhe orientimin seksual, ishin fyese, denigruese duke cënuar dinjitetin personal të Gonzatos dhe imazhin e Kuvendit të Shqipërisë. Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend ndërsa diskutohej ligji për barazinë gjinore: “I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cila direktivë e BE e kërkon një gjë të tillë.” Zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë...