“Aritmetika politike e korrupsionit”/Balluku krah Ramës, reagon ashpër Bardhi:Kryeministri është peng nën urdhrat e saj

“Aritmetika politike e korrupsionit”/Balluku krah Ramës, reagon ashpër Bardhi:Kryeministri është peng nën urdhrat e saj

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shfaqjes së Kryeministrit Edi Rama në krah Belinda Ballukut. Bardhi deklaron se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e zëvendës kryeministres, pasi janë të përfshirë në aferën e tunelit të Llogarasë. Postimi i plotë: Aritmetika politike e korrupsionit! Prej sot, de fakto zv. kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK. Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 Tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur nuk lë më vend për dyshim se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj. Edi Rama eshtë i pafuqishëm ta largojë, sepse të dy janë bashkë në aferën e...