112 milionë euro për fermerët, Malaj: IPARD III do të hapet në vitin 2026

112 milionë euro për fermerët, Malaj: IPARD III do të hapet në vitin 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi në Komisionin e Bujqësisë se fondet e programit IPARD III, të cilat janë bllokuar që prej vitit 2023, pritet të hapen në vitin 2026. “IPARD ka qenë i suksesshëm si në fazën e parë, ashtu edhe në të dytën. Për shkak të disa parregullsive të konstatuara në fazën e dytë, Komisioni Evropian nëpërmjet DG Agri kërkoi një sërë masash që duhej të përmbusheshin nga qeveria shqiptare. Këto masa janë në proces dhe jam shumë optimist se do të përmbyllen me sukses. Më shumë detaje për këtë çështje do t’i japë ministri i linjës, por mund të them se IPARD III do të hapet gjatë vitit 2026”, u shpreh Malaj. Sipas tij, në varësi të vlerësimit të Komisionit Evropian për...