Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Hetimet për 21 Janarin! SPAK i çon fletëthirrje ish-kryeministrit, Sali Berisha
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës për t’u paraqitur në lidhje me hetimet për dosjen e 21 Janarit. Ish-kryeministri, Sali Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00 për t`u pyetur në cilësinë e personit në dijeni Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës. Më 30 tetor edhe Lulzim Basha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011, kohë kur ai ishte ministër i Brendshëm. SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme...