Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
I përmendi orientimin seksual ambasadorit të BE-së, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi
Sekretariati i Etikës në Kuvend ka marrë vendim për të përjashtuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha me 10 ditë pune nga Parlamenti. Vendimi është arsyetuar me argumentin: “Shkelje e nenit 6 të kodit të sjelljes dhe nenit 1 të ligjit nr.10221/2010 për mbrojtjen nga diskriminimi pasi ka targetuar dhe fyer një grup të caktuar.” Partia Socialiste i kishte dërguar një kërkesë Komisionit të Etikës së Kuvendit që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit pas deklaratës së tij nga ambientet e jashtme të Parlamentit, për ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato. Disa orë para se ligji për barazinë gjinore të votohej në Kuvend, kreu i PD tha se nuk vjen si direktivë e Bashkimit Europian, ndryshe nga ç’kishte deklaruar më...