Krimi shtetëror i 21 janarit, SPAK thërret ish-kryeministrin Sali Berisha, ja data dhe ora e caktuar

Krimi shtetëror i 21 janarit, SPAK thërret ish-kryeministrin Sali Berisha, ja data dhe ora e caktuar

Pas Lulzim Bashës, SPAK ka thirrur për krimin shtetëror të 21 janarit edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Burime bëjnë me dije se ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, PD dhe në banesën e Berishës. Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë. SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për kallëzimin e familjes Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. Të afërmit...