Inteligjenca Artificiale në numërimin e votave kalon testin e parë, Celibashi: Mund të përdoret në të ardhmen

Inteligjenca Artificiale në numërimin e votave kalon testin e parë, Celibashi: Mund të përdoret në të ardhmen

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë konferencës foli për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e zgjedhjeve vendore në 2027. Ai e la të hapur mundësinë e përdorimit të AI, por shtoi se komisionerët janë të nevojshëm gjatë procesit, pra Inteligjenca Artificiale nuk mund të funksionojë e vetme. Pyetje: Përdorimi i AI në zgjedhjet në Tepelenë, s e shihni të mundshme që AI (Inteligjenca Artificiale) të aplikohet në zgjedhjet e 2027? Ilirjan Celibashi: Ndoshta për të gjithë duhet të sqarojmë që AI në zgjedhje mund të përdoret për shumë aspekte, e përdorëm për numërimin. Përdorimi i AI nuk shmang komisionerë ose anëtarë të tjera, duhet dikush që t’i shfaqë tek kamera, më pas analizohen në një program të bërë me AI. Për...