Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre, Balla është njeriu më i keqpërdorur

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre, Balla është njeriu më i keqpërdorur

Në mbledhjen e grupit Sali Berisha komentoi mbylljen e seancave plenare pa diskutime, duke akuzuar Taulant Ballën se e merr urdhrin nga Rama. Berisha tha se nuk do bëhen vegla të tyre, ndërsa Ballën e quajti si njeriun më të keqpërdorur. “Ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre, ne lëmë çdo gjë, shkojmë në kuvend, ju shkoni çdo ditë në komisione dhe aty mbyll dyqanin ai, merr mesazhin nga Rama, e mbyll ai. Nuk është e taulantit ajo, Taulanti vetëm përcjell, është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri. Është Rama ai që i bën të gjitha këto”, tha Berisha.