Zgjedhjet në Kosovë: Pa fitues absolut, pjesëmarrja e ulët si sinjal për partitë

Zgjedhjet në Kosovë: Pa fitues absolut, pjesëmarrja e ulët si sinjal për partitë

Kosova E Hënë, 10 Nëntor 2025 14:20 Rezultatet paraprake të balotazhit në 18 komuna të Kosovës tregojnë një shpërndarje të balancuar të pushtetit mes partive politike, duke krijuar një ekuilibër të ri në skenën lokale. Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 7 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 7 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 5 komuna, Lista Serbe: Kontroll në 10 komunat me shumicë serbe. Sociologu Artan Muhaxhiri vlerëson se nuk ka një fitues apo humbës të qartë në nivel partie: “Shpërndarja e llojllojshme e fituesve nuk lejon të ketë fitues absolut. Partitë do ta interpretojnë sipas dëshirave të tyre.” Politologu Dritëro Arifi thekson se LVV ka shënuar një përhapje më të gjerë gjeografike, por mbetet forca e tretë...