Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

Në një deklaratë për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi skandale të mëdha korrupsioni brenda Partisë Socialiste, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për përfshirje në pazare të dyshimta me tendera milionësh. Berisha tha se tenderët me vlerë mbi 200 milionë euro për tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës po favorizohen në mënyrë të paligjshme, përmes pazareve të fshehta dhe influencave në Ankara. Kreu i PD zbardhi gjithashtu detaje nga një mbledhje e brendshme e grupit parlamentar të PS-së, ku Rama i ka bërë me dije se Balluku do të mbajë drejtimin e qarkut të Tiranës, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe që do e marrë me vete në çdo situatë politike. Berisha theksoi se kjo është një...