Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Messi i bën tifozët e Barcelonës të ëndërrojnë: Shpresoj të kthehem një ditë, jo vetëm për t’u përshëndetur
10 Nëntor 2025 13:24 Alfred Lleshi Katër vite pas ndarjes së dhimbshme, Leo Messi nuk i rezistoi tundimit. Rikthimi i tij në shtëpinë e Barcelonës, në “Spotify Camp Nou” e ri, bëri xhiron e botës gjatë natës. Ylli argjentinas, që sot i bashkohet grumbullimit të Argjentinës në Alicante, vizitoi stadiumin e ri të klubit ku ndërtoi historinë e tij nga “La Masia” deri në ndarjen e vitit 2021. “Natën e kaluar u ktheva me gjithë shpirt në një vend që më mungon. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku ju më bëtë të ndihem mijëra herë njeriu më i lumtur në botë”, – shkroi Messi në rrjetet e tij sociale. Dhe më pas shtoi fjalinë që ndezi shpresën e tifozëve: “Shpresoj që një ditë...