Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Vaje” për gruan që e humbi, tronditja Çajupit/ Me Evgjeninë u njoh në Gjenevë, por ajo vdiq pas një viti martese duke lënë jetim të birin…
Ai ka lënë pas ndër veprat më të shquara të letërsisë shqiptare që sot e kësaj dite lexohen nga adhuruesit e letërsisë. Ndër këta vepra është edhe poezia “Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri”, poezi kjo që për një kohë të gjatë, që nga regjimi komunist, ka qenë e ndaluar të lexohej dhe të publikohej. Kjo për arsye se në këtë poezi, Çajupi ka thurur vargje rreth jetës së tij seksuale dhe mendësisë së tij për seksin në përgjithësi gjë që e veçon këtë poezi të Çajupit nga poezitë e tjera erotike shqiptare. Më 27 mars të vitit 1866 lindi dramaturgu dhe atdhetari Andon Zako Çajupi. Pas shkollimit bazë, do ta linte Zagorinë për t’iu bashkuar të atit, Harito Çakos, veprimtar në lëvizjen atdhetare....