Ansambli Popullor çeli nëntorin e festave me koncertin “Shqipëri, o nëna ime”

Ansambli Popullor çeli nëntorin e festave me koncertin “Shqipëri, o nëna ime”

Në këtë muaj të festave kombëtare, Ansambli i Këngëve dhe Valleve i Shqipërisë çeli siparin e aktiviteteve të tij kushtuar nëntorit të festave, me premierën e koncertit “Shqipëri, o nëna ime”. Që nga koralet, vallet dhe kostumografia, çdo gjë e përfshirë në programin e këtij koncerti flet për ADN-në e shqiptarëve, bashkimin nën një flamur, pavarësisht se ku ndodhen. Artistët e TKOBAP-së sollën për publikun e pranishëm në sallë, disa nga perlat e gurrës sonë popullore, në një mbrëmje plot ritme, ngjyra dhe emocione. Publiku e tejmbushi sallën dhe dhuroi duartrokitje të gjata për orkestrën, grupin e AP dhe solistët. Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe tenori Kastriot Tusha. Publiku përjetoi thellësisht shpirtin e muzikës dhe valleve shqiptare, si një homazh i denjë për...