Gara për Kryeprokurorin e Posaçëm/ Përfaqësuesit e BE “zbarkojnë” në SPAK takime kokë më kokë me katër kandidatët

Gara për Kryeprokurorin e Posaçëm/ Përfaqësuesit e BE “zbarkojnë” në SPAK takime kokë më kokë me katër kandidatët

Përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Tiranë kryen takime informale me katër kandidatet që garojnë për drejtimin e SPAK. Burime pranë delegacionit i thanë gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se dy përfaqësues të BE-së takuan secilin nga kandidatët veçmas në ambientet e SPAK, duke i pyetur ata për platformën dhe nëse kanë rezerva për procesin. Bisedat janë kryer në zyrat e prokurorëve kandidatë, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Adnan Xholin dhe Doloreza Musabelliun. Ky takim informal vjen pas disa takimeve të ndërkombëtarëve pranë KLP, të cilët janë pyetur nëse ka probleme procesi i garës për në SPAK dhe nëse kanë pasur influencë apo “kërcënime”. Anëtarët e KLP kanë mbajtur tre mbledhje për të caktuar datën se kur do të thirren për intervistë katër kandidatët dhe megjithëse...