Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
I ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’ për prodhim dhe shitje droge, kapet 36-vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë
Një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve është kapur këtë të hënë në Tiranë. Ndaj shtetasit me iniciale V. B., 36 vjeç, Prokuroria pranë Gjykatës së Vlorës i ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. 36-vjeçari iu dorëzua DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. F., 19 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin L. Sh. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: •arrestuan shtetasin S. B., 27 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në...