Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar
Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar. Po ashtu ai shpreh ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit. Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi në ditën e ngjarjes ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm. “Do e them dhe do e përsëris sa të kem frymë, vendimi ishte më shumë se skandaloz”, thekson ai. “Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi...