Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shfaqjes së Kryeministrit Edi Rama në krah të të pandehurës Belinda Balluku. Bardhi e cilësoi këtë zhvillim si provë të qartë se Rama është “peng” i Ballukut dhe nuk ka fuqi ta largojë atë nga detyra pasi  të dy janë të përfshirë në afera e korrupsion. Postimi i plotë: Aritmetika politike e korrupsionit! Prej sot, de fakto kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK.  Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 Tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur nuk lë më vend për dyshim se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj. Edi Rama...