Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Brenda vitit të ardhshëm do të kemi matësat inteligjentë të energjisë”/ Rama: Shqipëria ishte në prag kolapsi, do të bëhet eksportues
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, foli për planin e Shqipërisë për t’u bërë eksportuese e energjisë elektrike. “Në radhë të parë dëshiroj t’i përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe do t’i japin jetë një qasje të re të shërbimit publik sa i përket OSHEE. Ndërkohë është kthyer në një sektor ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet dhe nuk punohet më në emergjencën e ditës, me ato historitë që tashmë duket sikur nuk i kemi jetuar ne. Në fakt kanë qenë histori të lodhshme, rraskapitëse. Pikërisht pse është krijuar kjo hapësirë për të punuar për të nesërmen, ne ndërkohë që natyrisht vijon puna intensive. Sot kemi një inovacion, ndërkohë që brenda vitit të ardhshëm do...