Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Punonjësit e OSHEE do të kenë indeksim të pagave”, kryeministri Rama njofton ndryshimet: Rritje edhe për elektricistët e inxhinierët elektrikë
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, njoftoi rritjen e pagave për punonjësve në sektorin e energjisë. Ai tha se do të bëhet një indeksim të pagave me 6.1% të 6800 punonjësve të kompanisë së OSHEE. Ndër të tjera kryeministri Rama shtoi se rritje do të kenë edhe elektricistët dhe inxhinierët elektrikë. “Natyrisht që duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE, nuk përfshihen drejtpërdrejtë nga buxheti në rritjen e pagave, por dua ta them sot që në radhë të parë për 6800 punonjës të kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%. Në radhë të dytë për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 7...