Punësoi të miturin si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, pranga pronarit të lokalit në zonën e Kombinatit

Punësoi të miturin si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, pranga pronarit të lokalit në zonën e Kombinatit

Një 37-vjeçar është arrestuar në zonën e Kombinatit, pasi kishte punësuar ilegalisht në lokalin e tij një të mitur. I mituri, i cili është nën hetim, ishte punësuar si kamerier dhe po ashtu shërbente si organizues të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit “The Game” u sekuestruan 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në “Kombinat”, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”. Në kuadër të operacionit u arrestua në...