‘Ligji për barazinë gjinore u përdor si top për të goditur’, Balla – Gonzatos: Ne s’i bëjmë ligjet se na i kërkoni ju

‘Ligji për barazinë gjinore u përdor si top për të goditur’, Balla – Gonzatos: Ne s’i bëjmë ligjet se na i kërkoni ju

Ligji për barazinë gjinore u kthye sërish në temë diskutimi në një tryezë më të rinjtë në Shkollën e Integrimit Europian, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato. Ky i fundit tha se akte të tilla ligjore duhet të diskutohen gjerësisht në mënyrë që të ketë sa më pak hapësirë për dezinformim, ndërsa shtoi se miratimi është vetëm pikënisja. “Akte ligjore që kanë të tillë komponent me vlerë sociale duhet të përgatiten dhe diskutohen gjerësisht, duhet të ketë debat mbarëshoqëror dhe për të siguruar që termat e reformës të kuptohen dhe që ka më pak hapësirë për dezinformim. Ligji synon të ofrojë garanci në mënyrë që barazia mes grave e burrave të jetë realitet. Ligji garanton mos të ketë...