“T’i hap rrugë riorganizimit”/ Humbja e thellë në Berat, Lefter Maliqi kërkon dorëheqjen e drejtuesit politik të PD-së

“T’i hap rrugë riorganizimit”/ Humbja e thellë në Berat, Lefter Maliqi kërkon dorëheqjen e drejtuesit politik të PD-së

Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi, ka kërkuar dorëheqjen e Drejtuesit Politik të PD-së në Berat, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Në një reagim në rrjetet sociale, Maliqi thekson se Eno Bozdo duhet të ndjekë shembullin e Bujar Leskajt, “të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat’. “Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe...