Zeqinerizimi, faza e radhës e degradimit të politikës dhe shoqërisë!

Zeqinerizimi, faza e radhës e degradimit të politikës dhe shoqërisë!

Nga Mentor Kikia Tashmë Zeqineja nuk është një deputete e re që thjeshtë bën ndonjë lapsus kur flet apo kur lexon. Ajo, bashkë me këmbënguljen e saj për të mos heshtur, përfaqëson një model. Ky është modeli i degradimit të politikës. Modeli i rrokullisjes së nivelit të parlamentarizmit shqiptar, në aspektin femëror, nga Arta Dade dhe Ermelinda Meksi, pikërisht tek Zeqineja. Në atë parlament ka shumë Zeqinera, burra e gra. Por shumë prej tyre kanë vendosur të mos tregojnë që janë Zeqine. Parlamenti është instituconi më i rëndësishëm i një shteti. Është shtëpia e ligjeve, fabrika ku përgatitet struktura që mban në këmbë ngrehinën e shtetit. Aty duhet të mblidhet aristokracia e mendjes së kombit. Njerëzit më përfaqësues dhe më dinjitozë. Por çfarë përfaqëson Zeqinerizimi...